Ky është postimi i Nijazi Isakut:
Të dashur qytetarë të komunës së Vitisë, siç ju kemi njoftuar më herët lidhur me kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”, se do t’ju informojmë për çdo hap që ndërmerr Qeveria e Kosovës.
Sot, na njoftoi Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Hysen Durmishi lidhur me hapjen e tenderit për Hartimin e projektit për kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Falendëroj përzemërsisht z. Durmishin dhe Qeverinë Kurti për përmbushje të këtij zotimi lidhur me projektin e kyçjes në autostradën “Arbën Xhaferi” në Gërlicë. Këtë vit do të filloj projektimi ndërsa në vitin e ardhshëm do të filloj ndërtimi, dhe kësisoji po implementohen në masë premtimet e dhëna nga qeveria Kurti, qeveri me ide zhvillimore dhe progresive.