Një vajzë nën 30 vjeç, dy gra dhe një burrë nën 40/ Informacione për 36 viktimat e reja nga COVID-19.
36 viktima dhe 1 mijë e 630 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Viktima më e re e këtij virusi është një vajzë nën moshën 30 vjeçare nga Prishtina.
Ndërsa, 3 viktima, dy gra dhe një burrë janë nën moshën 40 vjeçare. Një nga viktimat është nga Gjakova, një nga fshati Cerrcë dhe një nga Carravrana.
Një nga viktimat është edhe një burrë mbi 40 vjeç nga Komuna e Vushtrrisë. Tre viktimat tjera, dy gra dhe një burrë janë nën moshën 60 vjeçare. Dy nga viktimat janë nga komuna e Gjakovës ndërsa njëra nga komuna e Rahovecit.
11 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare. Dy viktima janë nga Prizreni, një nga Gjakova, një nga Fushë Kosova, një nga Semetishta, një nga fshati Vrellë, një nga Vushtrria, një nga Vitia, një nga Rahoveci, një nga Peja dhe një nga Malisheva.
9 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. Dy nga viktimat janë nga Prizreni, dy nga Gjilani, një nga Podujeva, një nga Gjakova, një nga Kamenica, një nga Prishtina dhe një nga Klina.