Ardian Gjini: Numri i rasteve të vdekjeve s’po raportohet saktë, vaksinat mungojnë në Gjakovë
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka hedhur dyshime mbi raportimet për numrin e vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë, teksa ka thënë se po vërtetohet ajo që thotë ai se dihej nga kryetarët e komunave e që është mungesa e vaksinave.
Gjini thotë se qendra e vaksinimit në Gjakovë deri para një jave jepte 1700 doza të vaksinave, ndërsa tani jep vetëm 500.
Ai po ashtu thotë se punëtorët shëndetësorë kanë kërkuar të punojnë edhe të dielave në mënyrë që të vaksinon më shumë qytetarë por nuk u lejuan.
Ai thotë se janë shtyrë raportimet për numrat e të vdekurve, e tani që janë grumbulluar kemi një numër kaq të madh të të vdekurve në vend nga Covid-19.
Postimi i tij:
Nga 1700 doza të vaksinimit në ditë deri para një jave, qendra e vaksinimit në Gjakovë tani i jep më pak se 500.
Lexo edhe: Sot varroset oficeri i FSK-së që vdiq pas një sëmundje të rëndë
Punëtorët shëndetësorë ishin të gatshëm të punojnë edhe të dielave por nuk u lejuan, me pretekstin se nuk lëshohet SISH.
Po vërtetohet, ashtu siq kryetarët e komunave e dinin por nuk flisnin sepse nuk donim ta rëndonim gjendjen, se vaksina ka pak.
Poashtu e dinim se rastet e vdekjeve nuk raportoheshin sakte. Numri i vërtetë nuk është raportuar, duke i shtyre raportimet për disa ditë, ndërsa tani kur rastet janë grumbulluar, dalin shifrat në shesh.
Shumica prej nesh jemi kursyer nga komentet, vetem për të mos e politizuar tragjedinë që na ka kapluar, por qeveria po bën politikë. Shumë keq!
E sonte hipokrizia shpërtheu!! Kërkojnë nga qytetarët që të vaksinohen, thuajse qytetarët po refuzojne të vaksinohen!?
Qytetarët nuk po mund të sigurojnë termine për vaksinim, kjo është e vërteta.
T’i fajësosh qytetarët kështu?? Kulmi i hipokrizisë.