Varianti Delta i koronavirusit është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në Kosovë. Nga QKUK mbrëmë kanë njoftuar se rreth 90 për qind e të infektuarve të cilët janë hospitalizuar në klinikat e kësaj qendre, janë të prekur nga ky variant.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në vend janë 26 mijë e 886 raste aktive me koronavirus.
Përmes këtij raporti u bë e ditur se brenda 24 orëshit të fundit janë regjistruar 1 mijë e 383 rasteve të reja të infektimit dhe 26 viktima të këtij virusi.
MSh bëri të ditur se gjatë këtij intervali kohor janë dhënë 17 mijë e 684 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërkaq, nga fillimi i vaksinimit, kjo ministri njofton se janë dhënë gjithsej 825 mijë e 745 doza të kësaj vaksine.