Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës ku ka prezantuar potencialin ekonomik të Kosovës para rreth 1500 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, akademikëve, politikanëve e përfaqësuesve të mediave zvicerane.
Osmani ka thënë se në fjalimin e saj ka theksuar mundësitë e shumta për investime në Kosovë.
“Përpara rreth 1500 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, akademikëve, politikanëve e përfaqësuesve të mediave zvicerane prezantova sot potencialin ekonomik të Republikës së Kosovës dhe theksova mundësitë e shumta për investime në vendin tonë, si e ftuar e Forumit Ekonomik të Zvicrës”, ka thënë ajo.
Në mesin e arsyeve për investim në Kosovë ajo ka përmendur potencialin e të rinjve dhe sukseset e tyre.