Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi i ka bërë disa propozime për Qeverinë e Kosovës.
Ahmeti ka thënë se vendi duhet të mbyllet për 2 javë pasi sipas tij, “s’kemi njerëz për të humbur”, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.
1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese
2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.
3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.
4. Decentralizim i vaksinimit – vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina
5. Restriksione për të pavaksinuarit – ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente
Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit.
Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. Skemi njerëz për të humbur.