Dje është shënuar viktima më e re nga Covid në Kosovë, pasi raportohet se ka vdekur një foshnje 3 javëshe.
Lajmin e ka dhënë gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, i cili tha se foshnja kishte infeksion të rëndë në mushkëri, shkruan “Jepi zë”.
“Nje foshnje tre javeshe ka vdek nga Covid-19 dje pasdite ne QKUK. Foshnja eshte vendos ne ventilim mekanik dhe nen perkujdesje te mjekeve, por fatkeqesisht infeksioni i rende ne mushkeri dhe nje problem tjeter shendetesor ia moren jeten.
Kjo eshte viktima me moshen me te re deri me tani ne Kosove”, ka thënë Vitija.
Ai ka shtuar se vaksinat janë të sigurta për gratë shtatzëna dhe lehonat.
“Vaksinat per grate shtatzena dhe lehonat jane te sigurta. Vaksinohu!”, ka shtuar ai.