Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që këtë të diel të mos e frekuentojnë Parkun e Gërmisë.
Kjo pasi gjatë ditës së sotme është vërejtur një ari i cili nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve” por besohet se i njëjti ka ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut, njofton Klankosova.tv.
“Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari. Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut. Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!”, është shprehur Ahmeti.