Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.