Nga takimi me qytetarë në Zhegër, u njoftuam me problemet e shumta që ata po përballen. Mungesa e shërbimeve elementare komunale, mungesa e kanalizimeve, si dhe rrugë të pashtruara, ishin vetëm disa nga preokupimet që ata kanë. Edhe Zhegra, si të gjitha pjesët tjera të komunës, është lënë anash nga qeverisjet e kaluara.
Kryetari në ardhje Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Selvete Sylejmani, Shefqet Jakupi, Valdrin Bajrami, Armend Rexhepi, si dhe me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, u zotuan se një mandat 4 vjeçar është i mjaftueshëm për zgjidhjen e këtyre problemeve, si dhe i njoftuan të pranishmit aty edhe për planin tonë qeverisës.
17 tetori do jetë dita e fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.