Ky është postimi nga Hasan Bunjaku:
PO KAQ BEFTË PO RRALLOHEMI, O ZOT!
More bre! Kjo murtajë e këtyre d viteve, një nga një po na i grabit kaq papandehur shoklt, kolegët, miqtë, aq sa e duke e “DhimUar” njërin, vie kumti për tjetrin! O Zot i Madhërishëm, po çfarë po ndodh kështu? Ja sa më erdhi kumti i trishtë: na paska përftuar edhe Shaip Dubova, mjeshtri i kamerës filmike dhe asaj fotografike, aktori shumëvjeçar i Teatrit të Gjilanit, kameraman i Punktit Televiziv të RTP në Gjilan, me të cilin, si Teatri ashtu edhe profesioni mediativ na lidhi kaq ngushtë…. Zaten, unë isha ai që ia sugjerove kolegut Ukshin Zajmit që si kameraman ta ketë pikërisht Shaipin, sepse e kushte të gatshëm, i cili, deri në mbylljen e RTP nga okupatori serb, me një pasion të paparaë e me një profesionizëm të paparë, e kreu punën e tij, duke i regjistruar të gjitha të palarat e ati pushteti, me një guxim të paepur. Në Të gjitha protestat e demonstratat e shqiptarëve, u gjend përherë në vetë vorbullën e ngjarjeve, me kamerë, ndonëse policia pikërisht me qëllim e shënjestronin atë me gaz lotësjellës, por Shaipi, korpulent siç qe nuk donte të ia dinte. Madje me një rast, më protestat e srebëve, që përfunduan në Pllatin e sporteve, ku sipas detyrës ishim unë dhe ekipi i TVP, sapo e hapi kamerën Shaipi, nisën sharjet e gjuajtjet me lloj-lloj mjetesh nga të katër anët e sallës ndaj tij. – “Ç’më thua të bëj, Hasan? – m’u drejtuar e unë fare i qetë i thash: “Mbylle fare kamerën dhe bashkë me Ukën, dilni fare nga Salla, e unë do qëndroj këtu i vetëm në bishërinë e çartur serbe…!” – PO më vie inat, he nanënën….!” “Lere e hiçu tyre se a nuk po i sheh se si janë “çartur” fare, po i thoja, dhe ai qartaqejfas, e mbylli kamerën dhe bashk me Ukshinin e lëshuian sallën e unë qëndrova deri në fund dhe “incizova” çdogjë që po i drejtoheshin Kaçusha Jasharit, atëbotë kryetare e Kryesisë së LKK… Ishte, trim i patrembur, dhe pas viteve të 90_ta kur e hapi Foto studion “Ardi”, ndihmoi me të madhe edhe materialisht veçmas arsimin shqip, duke ia heç një pagë mujorte një si individi që do ta siguronte Gjimnazin “Zenel Hajdini” nga Huliganët shqiptarë, të cilët të ndërsyer nga policia serve, e prishnin mirëvajtjen mësimore… GJatë atyre 78 ditëve të bombardimeve të NATO=s së caqeve serbe, Shaipi, praktikisht, “u zu rob” nga forcat paramilitare serbe, dhe vetëm fati e shpëtoi të mos e likuidonin. E kisha mik krye kreje, dhe ndonëse shumë më i ri se unë me moshë, e kishim një respekt të ndërsjellë të pashoqe. Do më mungoj kq shumë, o Zot, si rrallë kushi! Zoti e pastë drejtuar në Parajsë e Familjes ngushëllimet e sinqerta, ndërkaq që shëmbëlltyra e tij, do të përkujtohet deri në përjetësi! Lamtumir miku im i nderuar, e u prehsh në paqe!