Arbër Musliu ka lindur më 14 janar të vitit 1986 në Gjilan. Ka përfunduar studimet për jurist në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, si dhe ka përfunduar masterin për “Qeverisje Lokale dhe Shoqëri Demokratike”.
Ai është sportist dhe që nga viti 1995 merret me hendboll. Ka qenë reprezentues i Kosovës në hendboll në vitin 2003/04 dhe aktualisht është pjesë e Kryesisë së Klubit të Hendbollit “Drita”.
Zotohet se si asamblist do të angazhohet me prioritet në çështjet që kanë të bëjnë me sportin dhe ofrimin e kushteve më të përshtatshme dhe meritore për sportistët gjilanas. Por jo vetëm, sepse sipas tij Komuna jonë ballafaqohet me një mori problemesh, për zgjidhjen e të cilave duhet punë e madhe dhe angazhim i përbashkët me qytetarët.
Arbëri në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, garon me numrin 20.