Të dashur shokë, miq e dashamirë,
Me rastin e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, duke qenë se unë kam vendosur të jem pjesë e kësaj gare, ua urojë çdonjërit prej jush fillimin e fushatës zgjedhore. Zgjedhjet të lira dhe demokratike janë udhëzuesi më i mirë i rigjenerimit politik të gjeneratave të vendosura në mënyrë kredibile me të drejtën e garantuar të vullnetit të qytetarëve.
Uroj nga zemra të gjithë pretendentët e çdo partie politike, duke besuar në konfirmimin e vullnetit qytetar me institucione demokratike e kredibile për të qeverisur me komunën tonë, me synime të përbashkëta për ta ndërtuar e rindërtuar jetën publike për Gjilanin tonë.
Na priftë e mbara, e dalshim faqebardhë!
I juaji,
Imran Haziri #8