Të dashur qytetar të Gjilanit,
Sot nuk dua ti drejtohem vetëm votuesve dhe strukturave të degës së Partisë Demokratike të Kosovës.
Sepse dita e parë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale është një ditë e rendësisë së veqantë, posaqërisht e atyre që dikur kanë votuar për ne.
Do ju kërkoja që ta përcjellni me vëmendje kandidaten tonë për kryetare të Gjilanit znj.Leonora Morina Bunjaku, e cila gjatë kësaj fushate 30 ditore do të prezantoj programin e saj për një qeverisje komunale bashkë me ekipin e saj me kandidatët më të mirë për Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Jam i bindur, se ju e keni interesimin që ta dëgjoni të vërteten nga Leonora, të vërteten se për çka ka garuar ajo dhe pse ne i kemi besuar asaj, si dhe pse jemi të sigurt që ajo do ta bëjë ndryshimin e qeverisjes komunale. Ne, do të angazhohemi bashkë me ju që gjatë këtyre 30 ditë fushate, të punojmë fortë dhe ta bëjmë realitet historik, fitoren e saj për Gjilanin, për qytetarët tanë.
Kjo ngjarje është një moment krenarie për mua, që t’i prij një organizimi të fushatës që do ta bëjë fituese Gjilanin me një kryetare sikur Leonora dhe bashkë me listen e kandidatëve për asamble komunale e cila është pasqyra më e mirë e qytetit tonë. Me më të mirët nga të gjitha fushat, që përfaqëson kombinimin e dijes, përvojës dhe potencialit që ka Gjilani. Një ekip që ka program konkret dhe që synon ta ndryshoj qytetin tonë duke e kthyer barazinë qytetare në Gjilan. Një listë që ka vlera profesionale dhe kombëtare, me luftëtarë të lirisë, me shumë gra dhe burra të dëshmuar, një listë me shumë të rinjë. Një listë e guximit dhe dinjitetit, e dijes dhe punës, e profesionalizmit dhe vendosmërisë, e shpresës dhe e besimit.
Unë, bashkë me kandidaten tonë për kryetare të Gjilanit dhe me ekipën garuese për asamble komunale, jemi krenar me të kaluarën tonë politike dhe historike, ne e gjejmë inspirimin tek lufta çlirimtare dhe tek liderët tanë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për të vazhduar rrugën e shtetndërtimit dhe zhvillimit të komunës dhe Kosovës. Me kryetarin tonë z.Memli Krasniqi do të vazhdojmë ecjen tonë drejtë sukseseve të reja, për ta drejtuar vendin dhe shtetin e Kosovës në rrugën e sigurtë të zhvillimit dhe integrimit.
Ne për Gjilanin e kemi programin më të besueshëm dhe për të gjithë qytetarët pa përjashtim, Ne e kemi një kandidate grua për kryetare të Gjilanit e cila garanton realizimin e zotimeve të këtij programi, Ne e kemi ekipën më të fortë qeverisëse, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.
Programi ynë është për të gjithë, jo vetëm për një pjesë të qytetarëve të Gjilanit, apo vetëm në interes të një grupi të caktuar të një subjekti politik apo biznesor.
Programi ynë për Gjilanin do të thotë siguri më të lartë për qytetarin, kushte më të mira për nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit, kushte më të mira për pacientin dhe mjekun, siguri më të lartë për punëtorin në vendin e tij të punës, taksa komunale zero për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme të Gjilanit, Zonë Ekonomike dhe tregje funksionale, nxitje të investitorëve të huaj, infrastrukturë të rregulluar për shkolla dhe sport. Rend dhe rregull urbanistik. Subvencionimin e të gjitha kategorive, OJQ-ve, klubeve sportive, bursave për student, bujqëve dhe ndërmarrësve të rinjë.
Në programin tonë nuk do të ketë vetëm mirënjohje, por do të subvencionohen pa përjashtim të gjithë ata/ato kampion/e fituese, e të dalluar/a në garat vendore dhe ndërkombëtare.
Në Gjilan do të ri-kthehet ligjshmëria nëpër të gjitha institucionet komunale, duke filluar nga Kuvendi Komunal. Do të ri-kthehet barazia qytetare kudo dhe për secilin. Nuk do të ketë qeverisje me SMS sikur kryetari aktual i Gjilanit. Do të ketë transparencë të plotë në të gjitha aspektet qeverisëse.
Me znj.Leonora Morina Bunjaku kryetare të Gjilanit, ju siguroj se nuk do të ketë zyrtarë, udhëheqës dhe drejtor të korruptuar dhe me aktakuza për keqpërdorime dhe shkelje ligjore.
Ky është vizioni ynë i përbashkët, këto janë parimet që na bashkojnë për Gjilanin. Parimet që na frymëzojnë, parime për të cilat do të punojmë së bashku. Secili qytetar duhet ta dijë dhe ta ndjejë se çfarë domethënë kur një grua qeverisë më komunën. Por, qytetarët, po ashtu duhet ta dinë se si do ta zbatojmë në praktikë programin qeverisës të PDK-së dhe kryetares së ardhshme Leonora Morina Bunjaku.
Prandaj, Ne do e prezantojmë programin tonë, ekipa Leonorës është angazhuar për programin tonë qeverisës. Ne duam që gjatë 30 ditëve të ardhshme secili nga ju qytetarë të nderuar, ta shihni, dëgjoni dhe vlerësoni këtë program, në mënyrë që ta votoni kryetaren grua e cila do të qeverisë me instiktin e një nëne, sikur në një familje.
Ne kërkojmë nga ju që të votoni për znj.Leonora Morina Bunjaku dhe për kandidatët tanë në listen garuese për Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Ne duam, që ju t’i besoni një gruaje, një nëne, një karakteri të fortë si Leonora Morina Bunjaku dhe ekipit të saj qeverisës.
Të besoni, se Ne do ta realizojmë programin dhe zotimet tona, çdo fjalë e premtimi që ua themi, sepse të jeni të sigurt se Leonora me ekipën e saj do jetë përhere pranë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit.
SË BASHKU PËR GJILANIN do ta ndryshojmë qytetin tonë, një komunë ku mbizotëron e mira ndaj të keqes, ku sundon rendi dhe ligji. Vetëm së bashku mund ta zhvillojmë Gjilanin në çdo aspekt dhe të jemi aty ku e meritojmë.
SË BASHKU do të jemi KRENAR që jemi Gjilanas.
Riad Rashiti ud.kryetar i degës së PDK-së Gjilan
#SëBashkupërGjilanin
#177PDK
#LeonoraMorinaBunjaku