Rrjeti i barnatoreve Riga Pharm ndihmon qytetarët në respektimin e masave anti-covid, shpërndan maska falas!
Me moton “Vendose Maskën, Mbroje Shëndetin” rrjeti i barnatoreve RIGA PHARM ka shpërndarë maska mbrojtëse me qëllim vetëdijesimin e qytetarëve mbi shëndetin publik dhe rrezikun nga virusi Covid-19.
Aksioni deri tani është zhvilluar në disa prej komunave ku Riga Pharm operon dhe do vazhdoj edhe në komuna të tjera.
Qëllimi i këtij aksioni sado simbolik ishte thirrja për kujdes të shtuar në vazhdimësi, në mënyrë që sa më shpejtë të tejkalohet situata e krijuar.
“Vendose Maskën, Mbroje Shëndetin”