Gjilani zhvillon duelin e radhës në kuadër të BKT Superligës së Kosovës në futboll, derisa në kuadër të xhiros së pestë e pret skuadrën e Ulpianës, raporton Radio “Star”.
Dueli zhvillohet të dielën më 19 shtator, derisa klubi gjilanas ka dhënë detaje të hollësishme në lidhje me zhvillimin e ndeshjes.
Tribuna e vetme e cila do të jetë e hapur për këtë ndeshje do të jetë ajo Perëndimore.
Çmimi i biletës do të jetë dy euro, derisa janë vënë në sër masah për shkak të “COVID-19”
? ℕ?????? ℙËℝ ℕ???ℍ??ℕ ℕ??? ??ℙ??ℕË?!
? Tribuna e vetme e hapur për duelin e fundjavës ndaj KF Ulpiana, i cili zhvillohet të dielën më 19 shtator, do të jetë ajo në Perëndim!
❌ Për shkak të punimeve në stadiumin e qytetit “Agim Ramadani – Katana” të gjitha tribunat dhe hyrjet tjera do të jenë të mbyllura dhe ndalohet rreptësisht qëndrimi afër tyre.
? Për hyrje në stadium kërkohet çertifikata e vaksinimit ose testi negativ për koronavirus, jo më i vjetër se 48 orë.
⚠ Në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës do lejohen vetëm 5% e kapacitetit të stadiumit.
? Çmimi i një bilete për person do të jetë 2 euro.
? Bartni maskat, ruajeni distancën prej 1,5 metrave dhe mbështetni skuadrën në sfidën e radhës kampionale.
#vetëmnjëdashuri #SCGjilani #bktsuperliga #java5 ❤⚪