Ky është postimi nga Avdyl Aliu:
Luta, pothuajse çdo natë ftohet nëpër televizione për çështje jo vetëm se komunale ndërsa njërin nga kundërkandidatët as nuk e njohin e as nuk ftohet kurr nga televizionet, nuk e mbaj n’mend ta kem parë në ndonjë televizion.
Luta, pothuajse 90% të investimeve dhe projekteve i ka sjellë dhe i ka realizuar me partnerët ndërkombëtarë duke qenë edhe vet politikan i përmasave ndërkombëtare, ndërsa njëri nga kundërkandidatët për herë të parë ka shkelë në Prishtinë me rastin e dhënjes së betimit në Kuvend si deputet, e për më larg se Prishtina as të mos flasim.
Derisa Luta ka punuar për të siguar projektet shumë milionshe për Gjilanin, si impiantin e ujëravetë zeza dhe ujin e pijshëm nga Banka Botërore, BERZH dhe të tjerë partnerë, njëri nga kundërkandidatët me shokë në kuvend bënin ‘sehirë’ dhe nuk i votonin, duke u munduar për t’i penguar projektet madhore për Gjilanin.
Qytetari i komunës sonë i ka mbajtë n’mend të gjitha këto dhe sigurisht se do t’i tregojë secilit se ku e ka vendin.
Luta për Gjilanin, Gjilani për Lutën.