Drita ka arritur të rikthehet te fitoret në kampionat, ku ka triumfuar te Drenica 0-2.
Golat për Dritën, kanë shënuar Almir Ajzeraj si dhe mesfushori Lum Namani, me këtë fitore Drita ngjitet në krye të tabelës me 11 pikë sa ka edhe Ballkani, derisa Drenica mbetet në vendin e katërt me 10 pikë.
Është zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan edhe ndeshja mes Gjilanit dhe Ulpianës.
Skuadra lipjanase ka arritur të marrë tri pikët, ku ka shënuar fitore 2-3.
Me këtë fitore Ulpiana ngritët në tetë në tabelë me katër pikë, derisa Gjilani mbetet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve.
Javën e ardhshme Gjilani luan derbin lokal në udhëtim te Drita.