Në takimin që mbajtëm me strukturat e Pikës Banja dhe me qytetarë të kësaj lagjeje, pamë mobilizim e gatishmëri për zgjedhjet e 17 tetorit.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatet për asamble Esra Sadiku e Ardhmërie Jakupi, diskutuam rreth shfrytëzimit të parcelave e ndërtimit të objekteve në mënyrë të paligjshme, ku garantuam se këto fenomene në qeverisjen tonë do të marrin fund.
Ndër shqetësimet tjera ishin punësimet partiake e nepotiste. Ne u zotuam se konkurset do të jenë plotësisht transparente, e punësimet do të bëhen në baza meritore.