Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në bashkëbisedimin me banorët e Rrugës së Ferizajt, organizuar në hapësirën e hapur, duke respektuar masat anti-Covid19.
Takimin bashkëbisedues e ka hapur kryetari i Nëndegës, Fahredin Hajdari, i cili ka deklaruar që kryetari Haziri gjithmonë ka qenë bashkëpunues me qytetarët atje për të mirat publike të kësaj lagje.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët dhe strukturat e kësaj lagje për mbështetjen e ofruar.
“Në Rrugën e Ferizajt shihet kohezioni i angazhimit të fytyrave të mëdha publike që rrjedhin nga kjo lagje. Kjo lagje është pasqyrë e Gjilanit, sepse këtu ka qytetarë të cilët janë vendosur para 50 vjetëve. Prej viteve të 90-ta, veprimtarët e kësaj lagje kanë dhënë shumë për këtë qytet. Do t’i vazhdojmë programet tona zhvillimore edhe për këtë lagje. Infrastruktura, ekonomia, shëndetësia, arsimi, e kultura, do të jenë pikat të cilat do të vazhdojmë t’i qasemi. Edhe kjo lagje, punët më të mëdha urbane i ka të kryera, ndërsa 17 tetori do të jetë vullneti e besimi juaj që duhet ta ruajmë. Besimin do ta kthejmë me përkushtim. Do të mbetet gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndërsa, kandidati për Asamble Komunale, Imran Haziri, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kryetarin Haziri për përkrahjen në realizimin e projekteve kapitale në ketë dhe të gjitha lagjet e Gjilanit.