Të hënën pritet të fillojë viti i ri shkollorë, përmes një njoftimi në facebook, Shkolla Fillore “Selami Hallaqi”, ka treguar se janë bërë përgaditjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Përmes njoftimit thuhet, se prindërit të cilët kanë fëmijët e tyre të regjistruar në klasën e parë, pritja e tyre bëhet të hënë me fillim nga ora 11:45, prindërit dhe nxënësit obligohen të respektojnë masat anti-covid, në bazë të rregullave të Ministrisë së Shëndetësis.
Njoftimi i plotë:
Të dashur prindër, ju që i keni fëmijet për klasën e parë ju njoftojmë se pritjen e fëmijëve e bëjmë të hënën në ora 11:45.
Prindërit dhe nxënësit obligohen të respektojnë masat anti-covid. (Distanca-maska…)
Drejtoria e shkollës uron një fillim të mbarë të vitit shkollor.
Na priftë e mbara!