Koordinator i kësaj dege u zgjodhë prof.Pajazit Nuredini që jeton dhe vepron në Kamenicë.
Pajazit Nuredini është aktivist i hershëm në shërbim të kauzës shqiptare me shumë aktivitete sensibilizuese dhe veprimtari patriotike për kombin dhe traditën shqiptare. Pajazit Nuredini është aktivist në shumë shoqata për të drejtat e njeriut dhe njeri me vlera dhe virtyte të larta.
Kryetari Kadriu e falënderojë z.Nuredinin për angazhimin, gatishmërinë dhe vullnetarizmin e ofruar, për të kontribuar në kauzën e përbashkët të shqiptarëve të dëbuar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Kadriu i uroi suksese Pajaztit duke nënvizuar se shqiptarët nga Lugina kanë nevojë për përfaqësim seriozë, të sinqertë e të ndershëm.
Zëdhënës: Fikri Mehmeti
Lëvizja Qytetare Vatra
Gjilan, 26.03.2017