Sarandën e Ksamilin në Shqipëri nuk i ka bërë të njohur askush më shumë se sa Selver Xhelili, afarist nga Gjilani.
Jugu i Shqipërisë i ka bukuritë e veta, por ato dukeshin të largëta për pushuesin kosovar e ndërkombëtar, kurse ishte Selver Xhelili, i cili në mënyrën më të mirë përfaqësoi këtë trevë, e cila sivjet mori primatin si për cilësi ashtu edhe për numër të madh të vizitorëve.
Në Jug të Shqipërisë, këtë verë falë Selver Xhelilit qëndruan mbi 17000 vizitorë, të cilët u pritën me çmime të pranueshme në bregdetin shqiptar.
Shih për këtë, pikërisht kjo trevë, e ka nderuar kosovarin Selver Xhelilin për mbështetjen dhënë turizmit shqiptar, por edhe për mbështetjen financiare dhënë Kosovës edhe në produkte ushqimore, sikurse edhe pagat e mbi 100 punëtorëve, të cilat iu dhanë kosovarëve.