Të dashur miq,
Në vazhdën e aktiviteteve të njëpasnjëshme të Forumit Rinor të LDK-së nga lagjja e VIII-të, me një pjesë të të rinjëve, kemi bërë shenjëzimin e vijave të parkingut në pronë publike në rrugën “Mbreti Longar” e cila është domosdoshmëri e kohës, për arsye të parkimit sa më të mirë të veturave, hapësirës më të madhe, si dhe mundësisë më lojale për të gjetur vendparkim atëherë kurdo që banorët dëshirojnë.
Gjithashtu, kemi vendosur ulëse dhe shporta për mbeturina, në mënyrë që t’i kontribojmë hapësirës publike të lagjës, me kushtet e nevojshme dhe elementare për çlodhje, rekreacion dhe ambient më të mirë. Përgjatë mandatit të ardhshëm, do të punojmë me standart të tillë, për kushte më të mira për banorët, do të investojmë vazhdimisht, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë gjithmonë më i lartë dhe vlera e pronës private të lagjës gjithnjë e më shumë të ngritet.
Fotot para dhe pas aktivitetit
#lutfihaziri160
#imranhaziri8
✅