PDK është shpresa, që bashkë me qytetarët e Gjilanit kërkon një mundësi të re për të ndryshuar veten, fshatrat, qytetin dhe komunën; për të ndryshuar mënyrën e të jetuarit dhe raportin qytetarë-institucione lokale. Orientimi themelor i kësaj platforme dhe programi qeverisës lokal është:
✔️Zbatimi i ligjit në çdo nismë të zhvillimit lokal.
✔️Departiakizimi i pozitave, konkurseve dhe dhënies së çdo tenderi.
✔️Rritje e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
✔️Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e potencialeve të çdo qytetari, komuniteti dhe biznesi.
✔️Rekrutim i kuadrove profesionalë me bazë meritokracinë, sundimin e ligjit dhe
kriteret e hapuara publike, njësoj për të gjithë, pa diskriminim.
✔️Mbështetje për individët dhe familjet në nevojë.
✔️Përkrahje dhe bashkëpunim për një komunë dhe qytet të sigurt për çdo qytetar.
✔️Përmirësimi i infrastrukturës fizike dhe ligjore,
Kjo platformë dhe program bazohet në indikatorët themelorë ekonomikë dhe demografikë, si dhe në resurset materiale dhe njerëzore me të cilat bëhet i mundshëm realizimi i programit. Indikatorët e analizuar janë si në vijim:
✔️Efektet e pandemisë në zhvillimin ekonomik e social të Komunës së Gjilanit e më gjerë.
✔️Struktura demografike dhe profesionale e popullsisë.
✔️Struktura e aktivitetit ekonomik ekzistues.
✔️Resurset natyrore.
✔️Mbrojtja e mjedisit.
✔️Infrastruktura ligjore dhe fizike.
✔️Planifikimi urban.
✔️Tregu i punës.
Vizioni i zhvillimit lokal të Gjilanit
Ndani këtë artikull