Rreth 20 punëtorë, prej tyre 80% femra, kjo kompani prodhuese ka fokus tregun e jashtëm.
Është shqetësuese që në rrethana pandemie institucionet në nivel vendi nuk kanë përfshirë të gjitha kompanitë prodhuese në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike. Njëra nga to është edhe “Grid Grup” e cila nuk është përfituese e kësaj pakoje, si dhe diskriminimi që iu është bërë punëtorëve.
Programi ynë qeverisës për katër vitet e ardhshme është garanci për zhvillimin, rritjen dhe zgjerimin e bizneseve të të gjitha veprimtarive.
Prioritet i yni është plotësimi i kushteve për të bërë biznes lirshëm, si dhe lehtësira tjera fiskale në mënyrë që krahas zhvillimit dhe rritjes së tyre, të rritet edhe numri i punëtorëve.
Me qeverisjen tonë, Gjilani do të shndërrohet në një qytet prodhues i cili depërton edhe në shtetet më të zhvilluara të botës.
Ne do të jemi krah tyre në secilën kërkesë dhe nevojë që ata kanë.
NG