Hana na priti në shtëpinë e saj në Lagjen Dardania 2 për të na përkrahur për fitoren e Partisë Demokratike në Gjilan.
Së bashku me familjen dhe shoqet e saj diskutuam për problemet që gjenden në këtë lagje, të cilat do të zgjidhen një nga një, pasi Hana do të jetë zëri i tyre në Komunë.
Të gjitha problemet duke filluar nga nepotizmi për punësime, sidomos në fushën e arsimit, mungesa e ndriçimit publik apo ujit të pijes do të rregullohen me ardhjen e PDK-së në pushtet.
Reformat në arsim e shëndetësi duhet të ndodhin urgjentisht!
Lagjja Dardania ka vendosur që Partia Demokratike të kthehet në krye të Gjilanit, së bashku me Leonorën kryetare.
#LeonorapërGjilanin
#PDK177
#HanaMyrtaj33