1. Kryetarja e Komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së, do të jetë kryetare, e jo të udhëhiqet komuna në shumicën e kohës prej nënkryetarit dhe urdhrit me sms nga kreu i komunës, siç ishte qeverisja lokale në dy mandatet e fundit.
2. Kryetarja e Komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së, do të merret vetëm me Gjilanin, e jo të përfshihet në polarizimet e politikanëve për tema në nivel qendror.
3. Kryetja e Komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së, do të merret me gjëra mjaft konkrete e të përditshme që i shqetësojnë banorët e Gjilanit.
4. Investimet nga grantet qeveritare dhe buxheti i Kosovës, kontributet e të gjithëve dhe taksat e qytetarëve, nuk do të përvetësohen sikur të ishin meritë personale e Kryetares së Komunës.
5. Kryetarja e Komunës nga radhët e PDK-së nuk ta drejtojë komunën me sms, as të ndërhyjë në konkurset publike në arsim dhe për asnjë çështje tjetër joetike dhe joligjore.
6. Nuk do të zvarriten projektet, duke kalkuluar periudhat e fushatave paraelektorale dhe elektorale.
7. Do të pezullojë përkohësisht drejtorët e drejtorive komunale nën hetime, sapo vjen diçka e tillë nga sistemi gjyqësor.
8. Do të promovojmë barazinë gjinore në çdo fushë të qeverisjes lokale, duke vendosur parimin e etikës gjinore në udhëheqjen e drejtorive komunale të Gjilanit, duke motivuar gratë të merren me jetën politike dhe publike, si dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrjen lokale dhe qendrore.