Nga vizita që kishim sot në “Ask Foods” në Gjilan, e kuptuam saktë sa e nevojshme dhe urgjente është mbrojtja dhe përkrahja institucionale e bizneseve prodhuese në vend.
“Ask Foods” bënë pjesë në mjedisin ndërkombëtarë të biznesit dhe shfrytëzon teknologjinë më modernë në rajon për prodhime bio. Është furnizues në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm.
Programi ynë “Aleanca me qytetarët” është garantues i përkrahjes së prodhimit vendor dhe bizneseve serioze si kjo.
E kemi dëshmuar se kompanitë prodhuese asnjëherë nuk do të jenë jashtë vëmendjes së qeverisjes nga ne.
Prodhimi vendor është në fokusin tonë në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Është detyrë e jona, e kryetarit të ardhshëm.
NG