Kur para 14 vitesh ishte përmbyllur ndeshja Gjilani – Llapi më rezultat 1:0, Abdulla Syla nuk po mund të përmbahej nga lotët. Ajo ndeshje për të dy ekipet e kishte domethënien e të qëndruarit në Superligën e Kosovës e Abdullahu po derdhte lot gëzimi ngase klubi i tij i zemrës në atë kohë po kalonte nëpër periudhë jo të lehtë.
Tashti, 14 vite më pas, Abdulla Syla edhe më tej është pjesë e Gjilanit dhe pikërisht ndeshja ndaj të njëjtit kundërshtar për Gjilanin, KF Llapit, për Abdulla Sylën është një ndjenjë e veçantë, ngase ai pikërisht në këtë ditë kishte datëlindjen e tij të 65, e cila e ka edhe kupitimin e pensionimit.
Për sa vite që ishte që është në futbollin kosovar, askush për Abdullah Sylën nuk mund të thotë një fjalë të keqe, punoi, kontribuoi, priti e përcjelli mysafirë nga mbarë Kosova e më gjerë, duke u munduar që secilit t’i gjejë vendin meritor, por edhe atëherë kur klubi i tij i zemrës kishte pësuar, qoftë edhe padrejtësisht, ai kurrë nuk u pa i nevrikosur, por si një njeri i vërtetë i sportit e pranoi rezultatin ashtu siç ishte.
Në datëlindje, në 65- vjetorin e lindjes me Abdulla Sylën realizuam një intervistë, por jo intervistë lamtumirëse, ngase ai edhe më tej do të mbetet pjesë e klubit.
Ai thotë se që nga ditët e para është me Gjilanin dhe se cdo sukses i klubit e gëzon shumë edhe atë. Ai thotë se është shumë i lumtur që pikërisht në datëlindjen e tij erdhi kjo fitore ndaj Llapit.
“Të pensionohesh është shumë ë vështirë, ngase në futboll jam që nga vitet 80-ta, por më gëzon fakti që ende do të jem pjesë klubit. Kam miq anembanë Kosovës dhe deri sot nuk kam dëgjuar ndonjë fjalë të keqe nga dikush, gjithmonë jam munduar që në cilësinë e nikoqirit t;i pres e përcjell si është më së miri ata që kanë ardhur në Gjilan”, thekosn Abdulla Syla./kryelajmi.com/