Sportistët janë ambasadorët më të mirë për vendin. Kishim nderin që së bashku me kandidatët për asamble komunale, Gentiana Bajrami dhe Ardian Latifi, vizituam Klubin e Karatesë “Emperors”, që ka djem e vajza kampionë brenda dhe jashtë vendit.
Pavarësisht kushteve jo të mira dhe mos-pëkrahjes së duhur nga Komuna e Federata, ky klub ka arritur që të jetë në maje të Ballkanit e në mesin e më të mirëve në Europë e botë, falë karatistëve të jashtëzakonshëm që ka.
U ndjeva krenar kur dëgjova sukseset mahnitëse të Elhamit, Endritit, Edisës, Eduardit, Benjaminit dhe kolegëve të tyre që janë bërë kampionë në Ballkan, Europë dhe janë në mesin e më të mirëve të botës.
Unë si kryetare e ardhshme e Gjilanit iu premtova që karatistët e qytetit tonë nuk do të anashkalohen, përkundrazi, do të vlerësohen e çmohen ashtu siç duhet sipas meritokracisë.
#bashkeperGjilanin