“Pa zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së“.
Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë Samitit të Brdo në Slloveni mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët (e BE-së) kanë të njëjtin oreks”, tha Vuçiç për gazetarët pas samitit.
Në këtë Samit ndodhet edhe kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Takimi Kurti- Vuçiq u zhvillua në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.