SC Gjilani ka njoftuar për largimin e Granit Mustafës nga klubi.
Mustafa, i cili ka qenë në pozitën e sekretarit për nëntë vite, ka vendosur që të largohet nga klubi.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të klubit, “Skifetart” kanë falënderuar për bashkëpunim Mustafën.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
???????????? ?????? ???????!
Sport Club “Gjilani” falenderon ztr. Granit Mustafën për kontributin dhe angazhimin e tij 9 vjeçar në postin e sekretarit.
Përkushtimi tij për punën dhe profesionalizmi janë dy gjërat të cilat e kanë karakterizuar karrierën sportive të Mustafës për gjatë gati një dekade në klubin tonë.
Drejtuesit e klubit, stafi dhe gjithë futbollistët shprehin falenderime të panumërta për kontributin dhe shërbimet e ofruara.
Paq fat dhe sukses në rrugëtimin e ri, Granit Mustafa.
Me rrespekt,
SC Gjilan