Në takimin e mbajtur në fshatin Nasalë, u njoftuam me problemet e tyre dhe njëkohësisht shpalosëm alternativën tonë qeverisëse. Problemet infrastrukturore të pazgjidhshme tash e 21 vite pas luftës, rrjeti i ujësjellësit i papërfunduar dhe neglizhenca e diskriminimi i madh në ndarjen e subvencioneve, kanë ndikuar që shumë nga qytetarët e Nasalës të shpërngulen jashtë vendit.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me zv.Ministrin e Mbrojtjes Shemsi Syla, si dhe me kandidatët për asamble Shefqet Jakupi, Valdrin Bajrami e Arianit Sadiku, u zotuan se me Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe me mandatin e saj 4 vjeçar, problemet esenciale për jetë do zgjidhen. Poashtu garantojmë meritokraci në shpërndarjen e subvencioneve dhe nuk do të ketë favore partiake. Sepse ndryshimi po vie për të gjithë.
Bashkë qeverisim, për Gjilanin.