Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar 3 persona në dy lokacione të ndryshme në Gjilan për shkak se kishin organizuar lojëra të fatit-bixhoz.
Një person është arrestuar rreth orës 17:30 në qytetin e Gjilani. Si prova materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një monitor, një printer, 5 televizor, një telefon mobil dhe rreth 8.545 euro para të gatshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dy persona të tjerë janë arrestuar në fshatin Dobreqan të Gjilanit në ora 19:30. Si prova materiale janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, katër monitor, një printer, tre televizor dhe 38.60 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.