Javët e fundit është ulur ndjeshëm numri i rasteve me COVID dhe ka pasur ditë që asnjë person nuk ka vdekur nga pandemia.
Pas përmirësimit të situates kryetarët e komunave gjatë kësaj jave zhvilluan takim virtual ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.
Por në këtë takim nuk u vendos për masat e reja, pasi u theksua se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Masa të reja nuk priten të merren as në javën e ardhshme.
Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka thënë se javën tjetër nuk do të ketë takim të kryetarëve të komunave me ministren e Shëndetësisë.
“Jo, javën tjetër nuk do të ketë takim. Takimet me Ministrinë e Shëndetësisë për të analizuar situatën epidiomologjike në vend mbahen në çdo dy javë”, ka thënë ai për Reporteri.net.
Ai tutje ka thënë se takimi i bie të mbahet në javën pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ku edhe do të analizohet situata me pademinë.
Kujtojmë se katër persona vdiqën dhe 12 raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit nga COVID-19.
Sot janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259.
Në total numri i rasteve aktive është 1.157. /Reporteri.net/.