Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është grabitur ditën e hënë në Gjilan.
Siç njofton Policia, viktima kosovare është grabitur një person i maskuar dhe i armatosur, ku edhe i ka marrë 490 euro.
“Viktima femër kosovare punëtore në këmbimore, ka informuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka grabitur 490.62 para të gatshme. I dyshuari gjatë grabitjes ka shtënë me pistoletë me gaz, ku si pasoj lëndime ka pësuar viktima”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.