NE JEMI E KUNDËRTA E TYRE,
NE JEMI KUNDËRTHËNIA E TYRE,
NE JEMI OPONENCA E TYRE.
TË GJITHË ATA QË E DUAN TË KUNDËRTËN E KËTYRE, TË BËHEMI BASHKË!
SHKRUAN: NEHAT OSMANI
Vetëvendosje nuk ia pati frikën të kaluarës, nuk ia ka as të sotmes e sidomos nuk ia ka frikën të ardhmes. Sepse VetëVendosje ka një virtyt të rrallë shoqëror e njerëzor-VetëVendosje është e pastër. Prandaj ATA na sulmuan dhe mësyn pikërisht pastërtinëtonë, ngase ATA janë e kundërta jonë – ATA janë të përlyer.
VetëVendosje nuk ia pati frikën as Dijes e as Vizionitsepse duke qenë avangardë dhe në ballë të të gjitha proceseve më të rëndësishme të kohës, demaskoi, parandaloi dhe rezistoi në mbrojtjen e vlerave më sublime të popullit tonë – lirinë e qytetarëve, shtetësinë e republikës sonë, sovranitetin e saj.
Gjithsesi NE jemi e kundërta e tyre.
Prandaj ATA tentuan të heshtin zërin e VetëVendosjes, sepse në këtë mënyrë mendonin se do heshtin kriminalizimin, zhbërjen e tkurrjen e shtetit.
VetëVendosje madje nuk ia pati frikën as Dhunës e as Plumbave të pushtetit të kapur policor, sepse duke qenë në konsistencë frontale për të drejtën e drejtësinë dhe kauzave gjithëpopullore për Demarkacioninpër Asociacionin, për Ushtrinë, Trepçën, Kedsin,,,,,,,,,,,,,,, sendërtoi një ideal madhor, sendërtoi shpresën për SHTET.
Po pra NE jemi e kundërta e tyre.
Prandaj ATA na burgosën, sepse mendonin se me burgosjen e VetëVendosjes do t’mund t’u ikin gjyqeve të popullit dhe gjykimit të historisë.
VetëVendosje mbi të gjitha është Kundërthënia e tyre. Ata me vite të tëra na ngulfatën me zhvatje e krim, me anarki e NE u ofrojmë Shtetin ligjor.
VetëVendosjeështë Kundërthënia e tyre edhe sepse ata na vërbuan me hajni e korrupsion e në vend të saj NE ofrojmë Zhvillim ekonomik dhe Prosperitet nacional.
NE jemi Kundërthënia e tyre edhe sepse ata kanë instrumentalizuar diskriminimin shoqëror, e NE u ofrojmë Barazi dhe Mirëqenie sociale.
VetëVendosjepraështëe Kundërta e tyre, ështëKundërthënia e tyre, rrjedhimisht ështëedhe Oponenca e tyre, prandaj dhe ata na shohin si rrezikun më të madh për ekzistencën e tyre dhe në këtë pikë ATA e kanë mirë, dhe në këtë pikë ATA e kanë me të drejtë,
Sepse NE jemi E Ardhmja- ATA janë E Shkuara, sepse NE jemi Perspektiva- ATA janë Sfumimii saj, sepse NE jemi Shpresa– ATA janë Zhgënjimi dëshpërues.
Prandaj VetëVendosje nuk ia kishte frikën as koalicioneve klanore dje dhe as koalicioneve joparimore të rreshtuara në blloqe sot, por as atyre kundërshtetërore servile nesër.
Sepse VetëVendosje është në koalicionin më të madh ndonjëherë të arritur – VetëVendosje është në koalicion me POPULLIN.
Në këto rirreshtime të reja mbase të natyrshme shtetrrënuese, VetëVendosje është e përkushtuar, është e vendosur dhe është e gatshme të ankorohet në ballë të përgjegjësive historike për të udhëhequr popullin e saj drejt lirisë së vërtetë e të plotë, drejt çlirimit final.
Por këtë nuk mund ta realizojmë vet, na duhet populli e qytetarët në mbështetje, na duhen edhe ata që s’ishin me ne, na duhen sidomos ata që e duan të Kundërtën dhe Kundërthënien e tyre, ata që e duan Ndryshimin, ngase VetëVendosje mëton të jetë e të gjithëve, sepse edhe programin e ka për të gjithë,edhe aksionet i ka për të gjithë, bile edhe sakrificën e ka për të mirën e të gjithëve, edhe flijimin e kishte për të gjithë. Asgjë s’ka për vete dhe asgjë s’do mbaj e thur për vete.
Ejani pra me VetëVendosje!
Do na prij lideri më i fuqishëm i kohës Albin Kurti, frymëzuesi dhe ideatori i shpresës së sotme e sidomos i shpresës për të ardhmen.
Atdhetari që nuk u thye asnjëherë, Intelektuali që vazhdon të impresionoj mbarë inteligjencien kombëtare e ndërkombëtare, vizionari që do vendos themelet dhe kupolën e SHTETIT MODERN TË SHQIPTARËVE.
(Autori është nënkryetar i parë i partisë Lëvizja Vetëvendsosje!)