I nderuari kryetar Haziri,
Te dashur të rinjë e të reja,
Jam shumë i lumtur me unitetin e jashtëzakonshëm që po mbretëron brenda kësaj strukture të partisë, brenda juve shokë dhe shoqe, të rinjë e të reja, ku po tregoni në vazhdimësi të plotë ju vazhdoni të ndani të mirën nga e keqja, punëtorin nga dembeli, dhe fjalëmbajtësin nga ata të cilët po e demostrojnë të kundërtën.
Kryetar Haziri, jemi krenar ne si formacion i të rinjëve jemi produkt i ketij standardi dhe pjesë e një partie që lindi si parti e lirisë, e vlerave demokratike, qëndron e tillë sot dhe e tillë do të mbetet përjetë. Gjithmonë, rinia e Lidhjes Demokratike ka luajtur rol vendimtar në përpjekjet dhe angazhimet tona të përbashkëta për vënien në pah të politikave strategjike për të mirën e rinisë, politikbërjen dhe avansimin e tyre në majet më të larta të avansimit të Republikës.
Besimi përfaqësues që më është dhënë, si zë i këtyre të rinjëve, do të jetë përpjekje per perfaqesim sa me dinjitoz te zerit te cdo te riu gjilanas, ze i cili me bente te ndihem krenar dhe i lumtur per mundësinë që do të kem të trajtojë kërkesat dhe nevojat e tyre.
Bashkë me keta te rinje, po kërkojmë nje model te ri, rruge te reja, rruge e cila do të ofrojë shprese, pune, zhvillim dhe integrim. Dhe, natyrisht, kjo rruge, fillon pikerisht me pjesmarrjen time në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Neve, si të rinjë të LDK-së, na duhen disa politika zhvillimore per rikthimin e madh te besim tek te rinjet ne LDK. Prandaj, ajo politike varet nga ne, nga puna e jone e perbashket, e mbi te gjitha, nga zhvillimi i politikave partiake per te rinjet, dhe rikthimi i vemendjes nga ta.
Zotohem para jush, se do të vazhdojë të jem gardian i përfaqësimit tuaj ne cdo faze e cdo kohë. Nje falenderim i thelle shkon per kryetarin Haziri, dhe gjithe strukturat e LDK-se ne Gjilan, per bashkepunimin konstruktiv dhe shume me peshe qe e patem pergjate ketyre ditëve finale. Ne, me potencialet e reja, me kuadron me me vlere, do te angazhohemi per nje perfaqesim sa me dinjitoz te cdo njerit prej jush!
Faleminderit!