Gratë e vajzat po i paraprinë fitores së Lëvizjes në Dardanë!
Është inkurajuese të shohësh mobilizimin e madh të grave e vajzave për ndryshim. Ato janë forcë emancipuese e shoqërisë tonë.
Bashkë me bartësen e Listës Fituese të Lëvizjes, Donjeta Ismajli, ishim në dy takime të jashtëzakonshme.
Në Roganë, bashkë me gra e vajza, na mirëpriti në takim kandidatja jonë për Kuvend Komunal, Valentina Kastrati-Kryeziu dhe Nënkryetari i Qendrës së Lëvizjes në Dardanë, Bujar Kryeziu.
Kurse në fshatin Karaçevë e Poshtme, në takim me gra e vajza, në bashkëbisedim me ne ishte edhe kandidatja për Kuvend Komunal, Arbnore Beqiraj.
Lëvizja falënderon të gjitha gratë e vajzat për gatishmërinë e lartë, me qëllim që, më 17 tetor, bashkë të punojmë dhe bashkë të qeverisim.
Numri i fitores pa balotazh – 144❤️ VETËVENDOSJE!