Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar kompaninë Jetoni Keramika, ku është mirëpritur nga pronari, Jeton Maloku.
Kreu i Gjilanit e ka përgëzuar Malokun për trefishimin e kapaciteteve të kësaj kompanie, sikurse edhe rritjen e numrit të punëtorëve, derisa ka parë nga afër investimet e jashtëzakonshme aty.
“Jetoni Keramika është storie e suksesit në Gjilan. E uroj pronarin, Jeton Maloku, për rritjen e kapaciteteve dhe trefishimin e numrit të punëtorëve. Jam i fascinuar me investimet që pashë aty. Edhe në mandatin e ri do ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen me të gjitha kapacitetet komunale. Falëmnderit për pritjen e ngrohtë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë Haziri.
Pronari i Jetoni Keramika, Jeton Maloku, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj bizneseve gjilanase.