Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë përkrahje përtej partiake edhe nga një pjesë e lagjes Arbëria, në takimin ku u prezantua edhe kandidati për Asamble, Isa Musliji, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Nëndegës së LDK-së aty, ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti, Dr. Imet Rrahmani.
“Përkrahje përtej partiake mora sonte edhe në një pjesë të lagjes Arbëria. Kjo lagje është qendra e dytë e qytetit, në të cilën do të investohet edhe më tutje. Parkun e gurit do ta rikonstruojmë për ta bërë park modern, derisa do të investojmë edhe në rrjet të kanalizimit atmosferik. Këtu po e ndërtojmë një çerdhe e bukur, e cila do të jetë mundësi e madhe për këtë pjesë. Ky besim i madh ndaj meje dëshmon se të dielën do ta kryejmë punën me të paren. Ju falënderoj nga zemra. Do të mbetem gjithmonë, Luta Juaj!”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri, gjatë adresimit para të pranishmëve.
Ndërkaq, kandidati për Asamble, Isa Musliji, ka konfirmuar angazhimin maksimal në formatin shtëpi për shtëpi, për ta bërë fitoren e madhe më 17 tetor.