Gjilan, Maj 2017
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Gjilanin, ku ka qëndruar në zyret e Degës së AAK-së për të anëtarësuar 100 të rinjë, të cilët sot kanë vendosur ti bashkangjitet listës së njerëzve të mirë të Kosovës.
Në selinë e Degës së AAK-së në Gjilan, në prani të kryetarit Ramush Haradinaj, kryetarit të Degës Rexhep Kadriu dhe pjesës tjetër të strukturave të larta të partisë, u bë anëtarësimi i një kuadri të të rinjve, të cilët zgjodhën sot ti bashkohen misionit të AAK-së për sjelljen e ndryshimit për Kosovën.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se tani më shumë se asnjëherë tjetër, vendi ynë e ka mundësinë e sjelljes së ndryshimit.
“Kam marrë vendim të bashkohemi në koalicion me qëllimin për një Kosovë tjetër, jo me fusnotë, jo me dy republika dhe jo me një shtet pa territorin e vet. Nëse ne i qëndrojmë afër atyre që kanë kapacitet për të hapur vende pune, atëherë do të zhvillojmë shtetin tonë dhe do të ulim papunësinë që e ka kapluar rininë tonë. Ardhja juaj sot është ndihmë që me të vërtetë me qenë Kosova një vend sic i ka hije, dhe jo me vazhdu me fjetë sic ka fjetur deri më tani. Sot më shumë se asnjëherë ne mund të bëhemi zëri i ndryshimit për vendin tonë. Sot, si asnjëherë tjetër është koha të zgjedhim rrugën e duhur, rrugën që ju djemë dhe vajza zgjodhët sot dhe për të cilën nuk do të pendoheni asnjëherë. Bashkë do të ecim përpara drejt sjelljes së ndryshimit për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq, kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka thënë se ndihet fitor qysh tani kur prêt të rinjë në zyret e tij, të cilët vijnë me dëshirën për tu bërë pjesë e Aleancës.
“Ajo cfarë më gëzon më së shumti, janë vizitat të cilat i pres cdo ditë në zyren time këtu në selinë e AAK-së, ku takojë të rinjë të cilët duan ti bashkangjiten misionit të AAK-së. Kjo, më gëzon më shumë se cdo fitore tjetër, sepse shoh të rinjë të cilët janë të përcaktuar dhe të sigurtë të zgjedhin atë që është zgjidhja më e mirë për vendin tone. Nuk ka asnjë dyshim se rinia është fuqia që I paraprinë zhvillimeve pozitive. Sot AAK-së iu bashkuan rreth 100 anëtarë të rinjë që për herë të parë do të jenë pjesë e procesit zgjedhor. Aleanca cdo ditë po gjenë përkrahje nga të gjitha grupmoshat. Prandaj, fitorja është e garantuar sepse koha është për ndryshime”, ka thënë Kadriu.
Edhe kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan Arlind Vokshi, ka falenderuar të rinjtë që i janë bashkangjitur sot Aleancës, duke thënë se bashkë do ta ngrisin zërin për rininë tonë.
“Bashkë do ta ngrisim zërin për të kërkuar më shumë të drejta, për të kërkuar atë që na takon, për të luftuar të keqen dhe për të punuar në të mirë të të gjithëve pa përjashtim”, ka thënë Vokshi.
Ndryshe, kryetari Ramush Haradinaj do të qëndrojë deri në orët e mbasdites në Gjilan, për të zhvilluar disa aktivitete, në mesin e të cilave edhe bashkëbisedim të hapur me qytetarët e Gjilanit.
Aderime te reja ne AAK
Ndani këtë artikull