Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit.
Si pasojë gjashtë persona janë arrestuar.
Lajmin për zhvillimin e këtij aksioni e ka konfirmuar Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”, tha Krasniqi.