Ekspedita e Karateisteve të Kosovës ende pa filluar garat në Kampionatin Mediteran i cili do të mbahet në Greqi ka përfunduar, pasi që autoritet Greke nuk kanë lejuar një pjesë të karateisteve të udhëtojnë drejt Greqisë. Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Alban Beqiri, ka treguar tërë kronologjinë se si kanë vajtur punët në këtë udhëtim.
“Ne kemi ardhur ne Limassol në Qipro për Kampionat Mesdhetar, Kadet, Junior dhe Senior, por ne Trajnerët dhe Selektori kemi udhëtuar me herët d.m.th mbrëmë në ora 24 nga Prishtina për Athinë me kombi dhe prej Athinës me aeroplan deri ne Larnaca të Qipros. Ne kufi me Greqinë kemi pas probleme por ne kaluam, kurse ekspedita tjetër me Garues rreth 35 dhe Sekretari kanë udhëtuar nga Prishtina ne ora 4:30 mëngjesit për ne Selanik e prej Selaniku kanë pasur të udhëtojnë me aeroplan për shkak që garuesit mos të lodhen për arsye se rruga e gjatë, për arsye që nuk ka pasur vende të lira jemi nda në 2 grupe, por ne kufi Maqedoni – Greqi nuk i kanë lejuar garuesit të kalojnë, ata ishin pajisur me viza Qipros në Beograd me kaluar, por nuk i lejuan, ndërsa ne kaluam ne atë kufi por me herët rreth orës 4 të mëngjesit. Disa garues me viza Shengen i kanë lejuar, por nuk kanë arritur ta mbërrijnë aeroplanin se janë vonuar, pastaj ne është dashtë komplet ekspedita me u kthy mbrapa me i marrë garuesit tjerë qe i kanë lanë me herët në kufi edhe jemi kthyer në Kosovë.
Organizatori e Sekretari kanë bërë çmos që të marrim pjesë, por Grekët nuk i kanë lejuar. Kjo është absurde pasi neve vetëm disa orë më herët me dokumentacionet e njëjta na u lejua kalimi”, ka theksuar Beqiri.