Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që pensionistëve t’u shtohen 100 euro për këtë muaj, teksa përfituesve të skemave sociale dyfishi i pagesës.
Avdiu këtë vendim të Qeverise e ndërlidhi me fushatën zgjedhore para mbajtjes së balotazhit në disa komuna, më 14 nëntor të këtij viti.
Më tutje Avdiu, pyeti se a po keqpërdoren këto kategori, siç u shfrytëzua sipas saj shfaqja në veri të vendit për fushatë.
Postimi i plotë:
Qeveria njehere ua heq 20 euro pensionisteve, e tash para zgjedhjeve vec kete muaj ua shton 100 euro.
Perfituesve te ndihmave sociale per periudhen nentor dhe dhjetor, do te iu dyfishohet pagesa.
Meqe shfaqjet ne veri e tjera nuk mjaftuan per fushate, tash po i keqperdore keto kategori a?
A po behet blerje e votave me para te shtetit?
Cka osht kjo?