Kandidati i Nismës Socialedemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani, ka befasuar me numrin e votave që ka marrë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Hasani, i cili ishte i bindur në fitore, ka dal i fundit në rendite pas shpalljes përfundimtare të rezultateve.
Ai ka marrë vetëm 205 vota, apo 0.54 përqind.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka dalë më i votuar sesa kryetari aktual që është nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi.
Hyseni ka marrë 16.925 vota apo 44.20 për qind, derisa Bulliqi ka 16.907 vota apo 44.16 për qind.
Në vendin e tretë për nga votat radhitet kandidatja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, me 2, 471 vota.