Kryeministri dhe Kryetari i VV, Albin Kurti, u shpreh se po punojnë që raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të zhvillohet pa incidente.
Ai tha se po përpiqen që çdo gjë të shkojë me rregull që procesi zgjedhor të jetë i lirë dhe fer, shkruan Jepi Zë.
Ne do të përpiqemi që të shkoj gjithçka në rregull sa i përket procesit zgjedhor që të mos ketë incidente të jenë zgjedhje demokratike të lira e fer”, tha ai.
Ndërsa për komunat ku Vetëvendosje! është në garën e balotazhit, Kurti tha se synojmë dhe dëshirojnë t’i fitojnë ato komuna.
“Si Qeveri e Kosovës jemi në mbështetje të institucioneve mekanizmave shtetëror që të organizojmë zgjedhjet. Ne natyrisht synojmë e dëshirojmë që të fitojmë”, u shpreh Kryeministri.