Komunikatë për opinionin publik,
Njoftojmë të gjithë qytetarët e Gjilanit, strukturat, anëtarësinë dhe simpatizantët e Lidhjes Demokratike në Gjilan, se kryesia e degës së LDK-së në Gjilan, ka marrë drejtpërsëdrejti deklaratë dhe zotime mbështetëse në kuadër të partneritetit të punës për garën zgjedhore nga Lëvizja Vatra, PD, AKR dhe nga AAK.
Gjithashtu, sqarojmë mbarë opinionin publik dhe qytetarët e Komunës së Gjilanit, se kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk ka bërë asnjë koalicion me asnjë parti politike, përveç, marrjes së mbështetjes së parezervë nga këto subjekte politike për zgjedhjet e 14 nëntorit. Koalicioni i vetëm mbetet me qytetarët e Gjilanit!