Ish kryetari i Komunës së Gjilanit z. Qemajl Mustafa ka komentuar paraqitjen e kandidatit të LVV-së në emisionin debat plus.
Ky është shkrimi nga Qemajl Mustafa ?
Mbrëmë në “Debat plus”, Alban Hyseni ishte i qartë, i saktë dhe plotësisht në nivel të detyrës e të misionit për fitoren e Gjilanit. Ajo që nuk më ka pëlqye (sipas vlerësimit dhe sipas shijes time personale) është qëndrimi që të shkojnë vet në balotazh pa e bërë një marrëveshje parimore paraprake me PDK (sepse aktualisht skanë me kend tjetër me e bërë).
Mendoj që mungesa e kësaj marrëveshje paraprake, Albanit ia humb një numër të konsiderueshëm të votave të PDK të cilat do të mbeten në shtëpi e jo në kutitë e votimit por një numër të votave (dua të besoj fare simbolik) ia çon kundërkandidatot të tij.
Sidoqoftë kjo është strategji dhe kalkulim i LVV dhe i kandidatit të saj që sipas këndvështrimit tim (po e përsëris), është e gabuar.
Është më se e qartë që LVV nuk mund ta qeverisë komunën me stabitet të plotë pa një marrëveshtje gjentile e të qëndrueshme me PDK dhe me të gjitha partitë e vogla (së paku 19 vende në kuvend) prandaj edhe do të ishte e logjikshme dhe fare e dobishme me e bërë paraprakisht një marrëveshje të tillë parimore e cila do të detajizohej pas 14 Nëntorit.
Opinionistët dhe analistët ishin të ndarë në qëndrimin rreth votës së Listës Serbe (LS) që i është dhënë absolutisht Lutfi Hazirit. Duhet thënë guximshëm dhe qartë, është votë e kontraktuar. Është votë e kushtëzuar nga pazaret e prspaskenave dhe larg syve e veshëve të qytetsrëve të Gjilanit e të Kpsovës. Është pazar i flliqur çfarë din me i bë veç Lutfi Haziri dhe do seksera e masha të tij të cilëve po u vjen fundi në politikë.
Te diskutimi rreth emrit tim dhe të 5 drejtorëve të Lutfi Hazirit nën aktakuza, ekziston një dallim i madh. Unë edhe kur jam akuzue po edhe tash nuk kam funksio. publik e politik përderisa ai po i mban drejtorët në punë dhe hiç më pak se drejtues të drejtorateve. Përndryshe, duhet shpjegue mirë e qartë publikut, që të gjithë jemi të pafajshëm derisa num e kemi një vendim.përbarues nga gjykata por, nuk është aspak etike me i lënë njetëzit me aktakuza me qenë drejtorë politikë të komunës.
E dijmë të gjithë që besueshmëria e sistemit tonë të drejtësisë është shumë e ultë dhe e din fortë mirë publiku i Gjilanit se pse dhe për çfarë arsye ky sistem e ka përndjekë e persekutue Qemajl Mustafën por megjithatë, ne duhet ta respektojmë këtë sistem edhe kështu çfarë është sepse skemi rrugë tjetër. I vie rendi dhe reformohet edhe sistemi i drejtësisë sepse është proces i paevitueshëm.
Për fund, e inkurajoj kandidatin e ri e me plotë energji që të vazhdojë kështu me kulturë të lartë qytetare e politike dhe ta sfidojë përfundimisht një kundërkandidat i cili me fyerjet , me mashtrimet, me manipulimet e me dredhitë e një provincialisti primitiv nuk i bën nder as vet LDK-së e le më Gjilanit e Kosovës tonë.